Manchester City morri një barazim ndaj Liverpoolit në Anfield, me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 28-të në Premier League.
Pas ndeshjes Guardiola foli për intenzitetin e lojës, se si është të luash në Anfield dhe gjithçka tjetër.
Guardiola fillimisht tha se pasi shkaktuan penalltinë skuadra e tij vuajti, por ishte ndeshje spektakolare për tifozët.
“Pjesa e parë patëm vrull, shumë raste. Dhe pasi shkaktuam penalltinë, vuajtëm. Ishte një lojë e mirë për spektatorët”, tha fillimisht Guardiola.
Ndërsa theksoi se është shumë vështirë të fitosh në Anfield, njëjtë sikurse që është në Ethad, që gjë nuk e ka bërë Liverpooli tash e tetë vite.
“E di sa e vështirë është në Anfield. Është e vështirë edhe në Etihad, Liverpool nuk ka fituar atje për tetë vjet”, potenëoi spanjolli.
Për fund tha se dy palët janë konkurrentë shumë të fortë, por që do të preferonte një fitore.
“Ne dëshmojmë, të dyja palët se jemi konkurrentë të jashtëzakonshëm. Unë do të preferoja një fitore, por ata dëshmojnë për shumë vite ëilësinë që kanë. Ishte mirë nga të gjithë”, ka thënë Guardiola.
Pas këtij barazimi, Arsenali është lider i ri në Premier League me 64 pikë, aq sa ka edhe Liverpooli, ndërsa Man City ka një më pak. /Arbresh.info/
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...