Google ADS

Guardiola e dëshiron me patjetër Mbappe, City bën gati 300 milionë euro

11:41 | 11 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Trajneri i Manchester City dëshiron që sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe të transferohet në “Etihad”.

Francezi pritet të largohet në fund të sezonit nga “Parku i Princave” dhe Real Madrid ka shfaqur interesim të madh që një kohë të gjatë, transmeton portali arbresh.info.

Mirëpo, France Football thotë se City është gjithashtu në garë, pasi tekniku spanjoll po e sheh fituesin e Kupës së Botës si sulmuesi i duhur që mund të luajë pranë Sergio Aguero.

Kjo gjë ka bërë që City të bëjë gati ofertën e ‘çmendur’ prej 300 milionë euro.

Gjithashtu në Madrid është bërë zyrtare se presidenti i Real Madrid, Florentino Perez është i gatshëm të paguajë 300 milionë euro për lojtarin në fjalë./arbresh.info.

Të ngjashme