Google ADS

Guardiola dyshon në kthimin e Neymarit

17:40 | 30 Qershor 2019
Arbresh.info

Guardiola mendon se mund të mos jetë pozitive kthimi i Neymar Junior në “Camp Nou”.

Barcelona është duke tentuar që ta kthejë Neymarin në “Camp Nou”, pas insistimit të brazilianit se dëshiron ta lërë PSG-në dhe të kthehet në shtëpi.

Megjithatë, Pep Guardiola, dyshon që kjo është gjëja e duhur për Neymarin.

“Neymar është lojtar i shkëlqyer”, tha fillimisht Guardiola.

“Por, nuk e di. Është sikur nëse unë kthehem te Barcelona, s’jam i njëjti person, dhe nuk e di nëse edhe Neymari do të ishte i njëjti”.

Neymar e ka veshur fanellën e Barcelonës për katër sezone, nga viti 2013 deri në vitin 2017.

Ai ka bërë 186 paraqitje për katalunasit në të gjitha garat dhe ka shënuar 105 gola.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme