Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, u ka thënë lojtarëve të tij që të mos mendojnë për mundësinë e fitimit të tripletës këtë sezon.
Manchester City është ende në garë në tre kompeticionet pasi rezervoi vendin në çerekfinalet e FA Cup të martën duke mundur Bristol Cityn.
Skuadra e Guardiolës gjithashtu mbetet në garë në Premier Ligë dhe Ligën e Kampionëve, por trajneri i Cityt ka refuzuar të flas për mundësinë që skuadra e tij mund të arrijë tripletën këtë sezon.
“Jo, harrojeni. Harrojeni. Kur filloni të flisni për këtë, filloni të humbni kompeticionet dhe t’i humbni garat”, tha fillimisht katalanasi.
“Ne nuk jemi gati. As edhe një sekondë nuk duhet të mendojmë për këtë, ne mendojmë vetëm për ndeshjen e ardhshme kundër Newcastle.”, shtoi ai.
Guardiola tha gjithashtu se skuadra e tij nuk mund të përballojë të humbasë më pikë në Premier Ligë nëse dëshiron ta mbrojë titullin. City aktualisht është dy pikë prapa Arsenalit pasi ka luajtur një ndeshje më shumë se ‘Topçinjtë’.
“Unë e di që nuk mund të humbim pikë në Premier Ligë sepse ne kemi përpara një ekip, Arsenalin dhe Manchester United që po vjen nga pas”, shtoi ai.
Manchester City ka fituar 14 nga 16 ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier Ligë. Skuadra e Guardiolës kthehet në aksion të shtunën në shtëpi ndaj Newcastle United.
Maqedonci: Shërbime të huaja dashakeqe “ushqyen” lajmet për ...
Osmani takon kryeministrin e Estonisë, diskutojnë për heqjen...
Sara Hoxha i ndërron mbiemrin vajzës së saj?
Barcelona është e gatshme të përfshijë një lojtar plus para ...
I uroi fitoren, Trump deklaron se do të flasë me Putin
Çfarë po paralajmërojnë Bay T dhe Fero?