Arsene Wenger ka zbuluar se Pep Guardiola dëshironte të luajë për Arsenalin.
Trajneri aktual i Manchester City, Pep Guardiola, ka luajtur për 11 sezone te Barcelona para se të largohej nga “Camp Nou” në vitin 2001.
Më pas, ai luajti edhe për pesë klube tjera, para se t’i varë atletet në vitin 2006.
Trajneri i “Topçinjve”, Arsene Wenger, ka zbuluar dëshirën e spanjollit për ta veshur fanellën e Arsenalit, që mbeti vetëm dëshirë, pasi transferimi asnjëherë nuk u realizua.
“Disa herë kam folur me të dhe gjithashtu ai ka ardhur në shtëpinë time kur ishte lojtar sepse dëshironte të luajë për Arsenalin”, tha Wenger për “beIN Sports”
Francezi ka vetëm fjalë të mirë për Guardiolan dhe për punën që po e bën te Manchester City.
“Ai po bën më mirë se që kam bërë unë (në vitet e para në Premierligë) dhe e di shumë mirë se çfarë të bëjë. Ka ekip fantastik dhe po arrin ta menaxhojë shumë mirë”, shtoi francez
Arrestohet personi i kërkuar në Prizren, dërgohet në vuajtje...
Çka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja...
Ancelotti para sfidës me Barcelonën: Finalja do të jetë argë...
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vë...
Policia konfiskon veturën e personit të arrestuar te Qafa
Gazetari gjerman: Vuçiqi sundon sipas modelit të Putinit