Guardiola dëshiron të udhëheq një skuadër kombëtare

09:33 | 14 Shtator 2018
Arbresh Info

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka pranuar se dëshiron të menaxhoj edhe në nivel ndërkombëtar.

47-vjeçari ka kontratë me kampionin në fuqi të Premierë Ligë deri në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.  Por, Guardiola tani thotë se ka ambicie për të provuar një ditë edhe menaxhimin e një skuadre kombëtare.

“Nëse është e mundur, do doja të jem trajneri i një skuadre kombëtare. Jam i sigurt”, ka thënë Guardiola për ‘Moviestar’.

“Nëse ata më duan”, vazhdoi tutje.

Spanjolli nuk zbuloi se cilën kombëtare dëshiron ta drejtoj, por përjashtoi një.

“Argjentina? Jo faleminderit”, tha Guardiola me buzëqeshje duke iu refuzuar asaj që ndodhi muajin e kaluar me Federatën e Futbollit të Argjentinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme