Guardiola dëshiron mesfushorin e Real Madridit

14:32 | 12 Tetor 2023
D.H

Toni Kroos është një nga mesfushorët më të mirë që ka Real Madridi.

33-vjeçari kalon formë të shkëlqyer sezon pas sezone me Los Blancos, ai po luan edhe këtë sezon shumicën e ndeshjeve edhe pse ka një konkurrencë të madhe në mesfushë, shkruan Arbresh.info.

Kontrata e tij me Realin përfundon verën e ardhshme.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Guardiola e dëshiron atë tek Manchesteri, Pep ka trajnuar gjermanin tek Bayern Munchen përpara se Kroos të transferohet në Real Madrid.

 

Spanjolli sipas mediave thuhet së dëshiron të jap 15 milion euro në sezon Toni Kroosit.

Por është një problem i madh për të bindur gjermanin të transferohet tek cityziens, pasi Toni Kroos dëshiron të mbyllë karrierën tek Real Madridi

Ylli gjerman u transferua në Madrid nga Bayerni në vitin 2014 dhe aktualisht po e luan sezonin e dhjetë me Los Blancos./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme