Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka thënë se skuadra meriton kërkim falje nga UEFA, pasi iu hoq dënimi për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.
Dje, City mori lajmin e mirë se iu hoq dënimi për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, por janë të detyruar të paguajnë 10 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku spanjoll ka konfirmuar se ndihet shumë i lumtur me vendimin, ndërsa beson se UEFA duhet t’i kërkojë falje klubit, ngase i ka dëmtuar.
“Çfarë kemi bërë është e drejtë. Duhet të na kërkojnë falje”.
“Jam shumë i lumtur me vendimin, i cili tregon se të gjithë njerëzit në klub janë të vërtetë dhe kemi mbrojtur në fushë çfarë kemi fituar”.
“Siç kam thënë disa herë, nëse kemi bërë ndonjë gabim, atëherë do pranohej vendimi i UEFA. Ne mund të mbrojmë vetën. Kemi të drejtë të mbrohemi dhe kur besojmë se çfarë kemi bërë është e duhura”, deklaroi tutje ai.
City shihet si favorit për Ligën e Kampionëve këtë sezon, edhe pse do përballen me Real Madrid-in me 12 korrik./arbresh.info.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?