Pep Guardiola beson se mbrojtja e titullit në Premierë Ligë nga Manchester City do të jetë një gjë mjaftë e vështirë sepse ata do të sfidohen nga një numër i madh klubesh, përfshirë Manchester United dhe Chelsean.
City do të luaj mbrëmjen e së mërkurës me Evertonin, ndeshja e cila ishte zhvendosur si pasojë e përgatitjeve të tyre për finalen në EFL Kupë më vonë gjatë këtë muaji duke ditur se fitorja këto do t’i dërgonte ata para Liverpoolit me golaverazh, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Jurgen Kloppit dështoi për të shfrytëzuar gabimin nga City me disfatën 2 me 1 në Newcastle United javën e kaluar për shkak se barazuan 1 me 1 rresht, njëherë kundër Leicester Cityt dhe pastaj kundër West Hamit, ndërsa skuadra e Guardiolas arriti t’i rikthehet fitoreve duke mposhtur me rezultat 3 me 1 Arsenalin në Etihad të dielën.
Por, Guardiola beson se numri i pikëve i mbetur për të luftuar do të thotë se edhe skuadra të tjera mund t’i bashkohen garës duke iu referuar shkëlqimit të United nën udhëheqjen e Ole Gunnar Solskjaerit.
“Nuk kam thënë asnjëherë se Tottenhami është jashtë nga këtu”, ka thënë fillimisht në një konferencë për media.
“Unë kurrë nuk kam hequr nga garë të gjitha pesë nga gjashtë skuadrat e para dhe United është duke siguruar nga një fitore çdo javë. Ata do të jenë këtu për të luftuar për Premierë Ligë”
“Ne e shohim tabelën dhe shoh dy që janë jashtë treshes dhe themi “ata janë në gjendje për tu bërë kampion” dhe ne nuk shikojmë përtej kësaj. Nëse Chelsea fiton ndeshjet radhazi ata do të jenë konkurrent për të fituar Premierë Ligën gjithashtu”
“Të gjithë janë këtu. Shkëputja nuk është shumë e madhe. Me 39 pikë të mbetura për të luajtur, nëntë ose 10 pikë prapa nuk janë shumë. Ta shikosh tani Premierë Ligën, të gjithë janë të gatshëm për të marrë pikë”, përfundoi Guardiola./arbresh.info/
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën