Pep Guardiola dhe Mikel Arteta të dy thonë se ndeshja në krye të tabelës mes Manchester Cityt dhe Arsenalit nuk do të vendosë garën për titull në Premier League.
Lideri i Ligës, Arsenali është pesë pikë më shumë se skuadra e Pep Guardiolës përpara ndeshjes së së mërkurës në “Etihad Stadium”.
Megjithatë, City i vendit të dytë ka dy ndeshje më pak me Topçinjtë që kanë barazuar tre ndeshje radhazi.
“Është vërtet e rëndësishme, por jo vendimtare sepse ka shumë ndeshje për të luajtur”, tha trajneri i Cityt Guardiola.
Dy spanjollët punuan së bashku në City përpara se Arteta të largohej për t’u bërë trajner i Arsenalit në vitin 2019, por Guardiola thotë se “asgjë nuk ndryshon” marrëdhëniet e tyre kur skuadrat e tyre përballen me njëra-tjetrën.
“Ne e shohim njëri-tjetrin më pak dhe flasim më pak, por marrëdhënia jonë është gjithmonë e lumtur”, tha ai.
Topçinjtë kanë pësuar humbje nga City si në ligë ashtu edhe në FA Cup tashmë këtë sezon dhe Arteta pret një tjetër lojë “të vështirë”.
Arsenali, i cili për herë të fundit e fitoi Premier League në vitin 2004, barazoi 3-3 kundër Southampton-it në vendin e fundit të premten, pasi humbi epërsinë me dy gola kundër West Ham dhe Liverpool.
“Nëse fitojmë nesër, nuk e kemi fituar ligën. Ndoshta do të ndryshojë përqindja, por pesë ndeshje në këtë ligë janë ende shumë të ndërlikuara,” tha ai.
Arteta konfirmoi se mesfushori Granit Xhaka, i cili humbi ndeshjen me Southampton për shkak të sëmundjes, është një dyshim për ndeshjen, ndërsa qendërmbrojtësi William Saliba nuk ka treguar “asnjë përmirësim të vërtetë” në rikuperimin e tij nga dëmtimi që pësoi në humbjen e penalltive në Ligën e Evropës./Arbresh.com/
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...