Pep Guardiola është pa dyshim një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit. Ai ka shkëlqyer te Barcelona, Bayern Munich dhe tani Manchester City, me të cilin fitoi një tjetër trofe të mërkurën mbrëma, teksa mposhtën Sevillan për të fituar Superkupën e Europës.
Është hera e parë që City e fiton trofeun e Superkupës së Evropës, por Guardiola e ka fituar atë në katër raste.
Trofeu i fundit i Superkupës për Guradiolën ishte në vitin 2013, që ishte sezoni i tij i parë në Bayern Munich. Ai ka një normë fitimi 100% në këtë garë.
Sipas gazetës Sport, Superkupa e Evropës është trofeu i 36-të i karrierës së Guardiolës si trajner, që do të thotë se ai tani është trajneri i dytë më i suksesshëm për sa i përket trofeve, duke kaluar Mircea Lucescu, i cili ka 35.
Ai është ende prapa menaxherit legjendar të Manchester United, Sir Alex Ferguson, i cili fitoi 49 tituj gjatë karrierës së tij të shkëlqyer.
Megjithatë, ish- trajneri i Barcelonës, Guardiola, ka të ngjarë të thyej edhe atë rekord në të ardhmen, pasi çdo sezon po fiton trofe.
Ndryshe, trajneri katalunas ka fituar me Cityn trofe çdo 27 ndeshje. /Telegrafi/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...