Klubi i njohur kinez, Guangzhou Evergrande po bëjnë një lëvizje ambicioze për sulmuesin anësor të Barcelonës, Malcom.
Malcom u transferua në verë te Barcelona për një shifër prej 40 milionë eurosh, duke fituar betejën me Romën dhe Interin.
Por, talenti brazilian thuhet se është i zhgënjyer nga mungesa e futbollit të rregullt që e ka parë këtë sezon, që kur ka ardhur në verë nga Bordeaux.
Kjo ka bërë që Malcom të mendojë edhe një herë të ardhmen e tij, ku nuk mungojnë skuadrat e interesuara.
Klubi i njohur kinez, Guangzhou Evergrande thuhet se po bëjnë një lëvizje ambicioze për sulmuesin anësor të Barcelonës.
Sipas mediumit DirectTV Sport, kampi i Malcom është afruar me shpenzuesit e mëdhenj kinezë dhe është tunduar nga propozimi i tyre.
Në Guangzhou Evergranden e trajnerit Fabio Cannavaro, Malcom do të gjente Paulinhon, i cili u largua nga Barça këtë verë për t’u kthyer në Kinë.
Malcom është aktualisht jashtë fushave për 10-15 ditë pasi u lëndua në fitoren e Copa del Rey ndaj skuadrës Cultural Leonesa.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...