‘Grupi i vdekjes’ për Real Madridin dhe Barcelonën

09:54 | 30 Gusht 2018
Arbresh.info

Liga e Kampionëve sot do të caktojë grupet e edicionit të ardhshëm të garës.

Dy prej top favoritëve, Real Madrid dhe Barcelona janë në vazon e parë.

Por, prapë rrezikojnë të përfundojnë në ndonjë të ashtuquajtur ‘Grup i vdekjes’.

“Marca” shkruan se dy gjigantët e La Ligës në opsionin më të keq mund të gjenden në grup me Borussia Dortmund, Liverpool dhe Inter, përcjell Arbresh.info.

Edhe ekipet tjera spanjolle si Atletico Madrid e Valencia rrezikojnë të ndeshen me kundërshtarë të fortë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme