Google ADS

Grumbullimi i tretë i Kosovës U20

11:41 | 27 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Të hënën (28 Mars) do të zhvillohet grumbullimi i tretë i Kosovës U20 në konkurrencën e meshkujve.

Stërvitja do të mbahet në palestrën ‘1 Tetori’ në Prishtinë nga ora 14:00 deri në ora 16:00. Ky është grumbullimi i Kosovës U20 dhe i fundit para muajit Maj, kur do të fillojnë stërvitjet intensive të udhëhequra nga përzgjedhësi Dritëro Sefaja.

Synimi i këtyre grumbullimeve është që përzgjedhësi Sefaja të shoh nga afër formën e lojtarëve për të pasur një ekip sa më dinjitoz për garat ndërkombëtare.

Kosova U20 te meshkujt është në grup me Suedinë, Gjeorgjinë, Maqedoninë Veriore dhe Austrinë. Kampionati i Divizionit B mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë nga 15 deri më 24 Korrik./Arbresh.info

Lista e gjerë

Rroni Koshi – Amerikë

Fatlind Shoshaj – Belgjike

Denis Zenelaj – Gjermani

Bardh Istrefi – Gjermani

Drilon Pllana – Gjermani

Dion Sheqiri – Itali

Shpat Mustafa – AS Prishtina

Hajriz Hajzeri – Bashkimi

Shëndrit Llapi – Istogu

Enver Memcaj – Marigona Hill Prishtina

Albin Berisha – Peja

Adhurim Alijaj – Prishtina e Re

Albin Rexhepi – Prishtina e Re

Arber Rushiti – Prishtina e Re

Leurit Morina – Prizreni 16

Visar Ejupi – Rahoveci

Don Polloshka – Sigal Prishtina

Bledar Thaqi – Sigal Prishtina

Donat Rexhepi – Sigal Prishtina

Rinol Gashi – Trepça

Shpat Syla – Trepça

Albion Imeri – Vushtrri

Drilon Shala – Ylli

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme