Google ADS

Gruaja e Ze Marias, Sandra: Më mirë në Shqipëri se në Afrikë

01:12 | 24 Qershor 2017
Trina Galanxhi

Një zgjedhje për karrierën por edhe për familjen. Ze Maria në drejtimin e Tiranës ishte padyshim një lajm sensacional, pavarësisht se ish mesfushori i famshëm i Interit në karrierën e tij si trajner është ende larg shkëlqimit që ka patur si futbollist, megjithatë braziliani nuk i ka thënë jo Tiranës edhe për motive jashtë futbollit.

Ibra në Paris edhe për jetën që ofron, Shevçenko që la Milanin për tu mësuar anglishten fëmijevë ne Londër. Në transferimet e bujshme të merkatos shpesh herë nuk kanë munguar edhe detaje të zgjedhjeve të bëra edhe për familjen dhe nuk bën përjashtim as Ze Maria.

Gjithçka e ka zbuluar bashkëshortja e tij, Sandra që bashkë me dy fëmijët ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar për ti qëndruar pranë burrit të saj, Edhe për faktin se vitin e kaluar Ze Maria ishte trajner në Kenia, Sandra i përgjigjet kështu pyetjes se si e priti vendimin për tu transferuar në Tiranë.

“Këtë herë mirë pasi nuk më pëlqente shumë të shkoja në Afrikë. Është hera e parë që vijmë këtu. Pashë pak nga qyteti edhe është shumë ndryshe, është me të vërtetë një kënaqësi pasi ky vend bën pjesë më tepër në botën ku kemi jetuar më parë. Afrika është shumë ndryshe, pas 20 vitesh në Itali viti i kaluar ishte shumë i vështirë, edhe pse nuk ika të jetoj atje”.

Edhe pse prej shumë pak kohësh në Shqipëri, impresionet e para të Sandrës janë tejet pozitive edhe pse nuk ka patur informacione më parë për vendin tonë.

”Nuk dija gjë për Shqipërinë, atje ku banoj në Peruxhia, në aeroport më thanë se është shumë bukur, do surprizohesh dhe është vërtet kështu, gjithsesi bukur”.

Sandra ka vendosur të zhvendoset në Tiranë për ti qëndruar pranë bashkëshortit në aventurën e re, dhe është e bindur se Ze Maria te bardheblutë do të bëjë vërtet mirë  në një kapitull të rëndësishëm për karrierën e tij si trajner.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme