Gruaja e Koeman diagnostifikohet me kancer, trajneri merr vendimin për Holandën

10:18 | 10 Korrik 2024
KRG

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti është diagnostifikuar me kancer.

66-vjeçari ndodhet për herë të dytë në krye të “tulipanëve” dhe ka fituar 13 nga 20 ndeshje që kur mori drejtimin e ekipit në janar 2023.

Momentalisht Holanda e Koeman është në garë për triumfin e EURO 2024, ndërsa këtë të mërkurë do të përballet në gjysmëfinale me Anglinë.

Përpara turneut të kësaj vere, gruaja e Koeman, Bartina, u diagnostikua me kancer gjiri, një dekadë pas mposhtjes së sëmundjes pasi iu nënshtrua operacionit, kimioterapisë dhe radioterapisë.

Bartina ka këmbëngulur se është gati për “luftë” edhe një herë dhe nuk e ka menduar kurrë t’i kërkojë bashkëshortit të saj të qëndrojë në shtëpi gjatë rekuperimit të saj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme