Google ADS

Gruaja e Granit Xhakës detyrohet ta bëjë ‘privat’ llogarinë e saj në Instagram

12:40 | 29 Tetor 2019
Arbresh Info

Gruaja e Granit Xhakës është detyruar të bëjë ndryshime në profilin e saj në Instagram pas abuzimeve të shumta nga tifozët e Arsenalit në rrjete sociale.

Mesfushori u ka thënë tifozëve “q*** të gjithë” pas fishkëllimave ndaj tij pas një ore lojë në ndeshjen e së dielës kundër Crystal Palaces në Emirates, transmeton portali arbresh.info.

https://twitter.com/MGH/status/1188522013247397888

Kosovari rrezikon të ndëshkohet me heqje të shiritit të kapitenit ndërkohë që refuzon t’i kërkoj falje publikisht tifozëve.

Heshtja e tij vetëm se ka acaruar edhe më shumë tifozët që e kanë shprehur të gjithë këtë me anë të rrjete sociale.

Gruaja e Xhakës, Leonita Lekaj ka marrë komente negative nga tifozët dhe ta vendosur për ta kthyer profilin e saj në ‘privat’ si pasojë e gjithë kësaj.

Lekaj ka mbi 202 mijë ndjekës dhe më parë llogaria e saj ka qenë ‘publike’ para se abuzimet të fillonin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme