Google ADS

Gripshi shpëton Ballkanin në derbi ndaj Dritës, suharekasit mbesin liderë të Superligës

17:01 | 20 Prill 2024
D.H

Ballkani ka arritur të marrë një pikë të artë në Suharekë ndaj Dritës, falë një goli të Nazmi Gripshit në minutat shtesë.

Derbi i Superligës së Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Dritës u mbyll 2-2, shkruan Arbresh.info.

Pjesa e parë u përmbyll me rezultat 0-0.

Ndërkohë pjesa e dytë nisi furishëm më një gol të Blerim Krasniqit në minutën e 50-të kur i dha epërsinë Dritës.

Por nuk mungoi kundërpërgjigija e Ballkanit, katër minuta më vonë Gentrit Halili barazoi për 1-1.

Ensar Huruglica me një super goditje nga jashtë zone arriti të rikthej epërsinë e Dritës, një minutë para fundit të ndeshjes.

Në minutën e tretë të kohës shtesë, Drita mbeti me 10 lojtar në fushë pas përjashtimit të kapitenit Besnik Krasniqi.

Kur të gjithë prisnin fishëllimën e fundit të përfundimit të ndeshjes, në skenë doli Nazmi Gripshi dhe barazoi rezultatin në 2-2, kur shpërtheu festa në Suharekë.

Pas këtij goli gjyqtari mbylli ndeshjen dhe Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës

Ballkani vazhdon të jetë lider me 60 pikë, teksa Drita është e dyta me dy pikë më pak.Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme