Google ADS

Grima dhe Rrahmani optimistë: Ndaj Bjellorusisë për fitoren e parë

22:11 | 9 Prill 2018
Arbresh.info

Pas barazimit me Poloninë, vajzat kuqezi do të presin këtë të martë në “Elbasan Arena” Bjellorusinë në takimin e 7-të të grupit të tyre në eliminatoret e Botërorit. Përpara kësaj sfide trajneri Armir Grima e ka grupin e plotë por më e rëndësishmja morali i skuadrës është i lartë sidomos pasi ndali ekipin që renditet i dyti në grupin tonë. Përpara kësaj sfide nga salla e konferencave trajneri Shqipërisë bëri të ditur se pika e fituar në Poloni është fryt i punës dhe përkushtimit të vajzave dhe tashmë objektivi është për të patur vazhdimësi.

“Kemi marrë një pikë shumë të vlefshme në Poloni. Kishim përballë një kundërshtar shumë të fortë, që është një nga pretendentet kryesorë për të dalë nga grupi. Mobilizimi i vajzave bëri që ne të marrim një pikë shumë të vlefshmë në fushë. Në këto eliminatore kemi zhvilluar ndeshje të mira, por nuk kemi marrë mundin dhe frytin e punës. Një pikë shumë e çmuar karshi një kundërshtari të vështirë”.

Ndërkohë kapitenia Albina Rrahmani theksoi se ky rezultat ishte pasojë e disa ndeshjeve të mira që kombëtarja po luante, pavarësisht se pikët kishin munguar.

“Mbas një rëzultati pozitiv, është një atmosferë e mirë, shpresoj t’ia dalim edhe nesër. Kemi shumë ndeshje që kemi filluar të ndërrojmë dhe kemi inplementuar një filozofi të re”.

Në sfidën e parë në Bjellorusi, Shqipëria u mund 1-0 ndërsa për ndeshjen e kthimit shpreson në një rezultat pozitiv dhe pse futbollit asnjëherë si dihet, por ekipi që ai drejton do të bëjë maksimumin për të arritur suksesin e parë në këto eliminatore.

“Në futboll nuk ka asgjë të pamundur dhe që prihet me thikë. Futbolli është i tillë që për të fituar ndeshjen pëson një humbje të hidhur. Ne do t’ia bëjmë yzmetin për të bërë një lojë të mirë, si ajo ndaj Polonisë”.

Për Rrahmanin e rëndësishme në këtë moment është dhe mbështetja e tifozëve, të cilët ajo shpreson t’i shohë të shumtë në numër në impiant.

“Shpresoj që nesër t’ia dalim të marrim 3 pikë. Në Elbasan kemi pasur shumë përkrahje nga tifozët. Shpresoj që tifozët të jenë sa më të shumtë nesër”.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të luhet në orën 16:00 dhe do të transmetohet drejtëpërdrejtë dhe në Supersport 2, ndërsa hyrja për tifozët në

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme