Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka lavdëruar sulmuesin francez, por thotë se katalunasit kanë sistem tjetër të lojës dhe ai nuk u përshtat sa duhet
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta insiston se Antoine Griezmann nuk ishte lojtari i duhur për gjigantin katalunas.
Krejt i klubit nuk i vë në diskutim kualitetet e sulmuesit francez, të cilin edhe e lavdëroi.
Por, ndërkohë shton se Barça e bën një stil ndryshe të lojës, në krahasim me atë të kampionit të botës me Francën.
“Të gjithë e dinë se çfarë tipi i lojtarit është, se çfarë kualiteti e ka Griezmann. Mirëpo, mendoj se nuk është adaptuar në sistemin tonë të lojës. Megjithatë, sjellja dhe përkushtimi i tij kanë qenë gjithmonë të mira. Sigurisht, nuk ishte lojtari për të cilin kishim nevojë”, deklaroi Laporta për “Onze su Esport 3”.
“Ai megjithatë ka shënuar dhe në kupën që e fituam ka qenë lojtar i rëndësishëm. Është e qartë se ka mundur të jepte më shumë, por ka hasur në vështirësi të ndryshme”, përfundoi kreu i klubit katalunas. / Express/
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...