Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann mund të përfundojë duke zëvendësuar Cristiano Ronaldon të Juventusi këtë verë
Sport raporton që Blaugrana janë duke shikuar për një revolucion në skuadër këtë verë dhe një nga lojtarët që Presidenti Joan Laporta dëshiron ta shet është francezi.
Gazeta shkruan që Juventusi është një destinacion i mundshëm për ish sulmuesin e Atletico Madrid, sidomos nëse Ronaldo do të largohet nga Allianz Stadium.
Raportet thonë se Ronaldo po planifikon që të largohet këtë verë por kualifikimi në Ligë të Kampionëve mund të luajë rol edhe për superyllin portugez edhe për Griezmannin.
Çmimi dhe dëshira e Griezmann po ashtu do të luajë rol kryesor në këtë operacion të komplikuar për Zonjën e Vjetër dhe një vend në garën prestigjioze do të ishte i nevojshëm.
Griezmann ka kontratë deri në qershor të vitit 2024 me Blaugranan dhe bardhezinjtë nuk janë të gatshëm të nënshkruar një marrëveshje me të menjëherë.
Raporti thotë se Zonja e Vjetër po shikon për një marrëveshje ku do t’i paguhej atij paga e plotë, por gazeta po ashtu thekson se nuk është e qartë nëse Griezmann do të dëshironte të largohet për në Camp Nou. /GazetaExpress/
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë