Antoine Griezmann thuhet se tashmë ka vendosur që ai do të transferohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur të skadojë kontrata e tij me Barcelonën në vitin 2024.
Francezi arriti në Camp Nou nga Atletico Madridi në vitin 2019 dhe ai nuk ka arritur të tregojë plotësisht vlerat e tij.
Ai ka ende tre vjet në marrëveshjen e tij dhe tani 30-vjeçar, Griezmann është i etur për të përmbushur një ëndërr të përjetshme.
“Kam edhe tre vjet kohë për ta bërë. Duhet t’i kushtoj vëmendje trupit tim, sepse në çdo kohë mund të ndryshojë”, ka thënë fillimisht Griezmann për Goal.
“Kontrata ime me Barcelonën zgjat deri në qershor 2024 dhe pas kësaj mendoj se do të jetë koha e duhur për të shkuar në Shtetet e Bashkuara”.
“Unë e dua këtë vend, kultura, NBA dhe dëshira për aventurë më tërheq, por unë gjithashtu kam një familje që do të më duhej të shpërngulej atje”.
“Do të doja të përfundoja karrierën time atje, por prapë të isha mjaft i mirë në fushë dhe të fitoja MLS-n, në vend që të hyja pa asgjë për të dhënë dhe të dukesha si asgjë në fushë. Kjo nuk do të kishte kuptim”, përfundoi francezi.
Pavarësisht se ishte një sezon i dobët për Barcelonën brenda vendit, Griezmann arriti të përfundojë si shënuesi i tyre i dytë më i mirë pas Lionel Messit. /Telegrafi/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...