Lidhja mes Barcelonës dhe sulmuesit francez Antoine Griezmann ka filluar të marrë formë.
Fundjavën që lamë pas, bashkëshortja e sulmuesit të Atletico Madrid po kërkonte shtëpi në Barcelonë.
Griezmann i deklaroi besnikëri skuadrës Atletico Madrid këtë sezon, duke qenë se ata ishin të privuar nga merkatoja, por duket se në fundin e sezonit francezi do të provojë një tjetër eksperiencë.
Barcelona duket më afër dhe mediat iberike po gjejnë detaje të vogla për lidhjen mes palëve.
E përditshmja “Marca” i referohet një raportimi të “Catalunya Radio”, sipas së cilës, francezi po kërkon shtëpi në rajonin e Barcelonës.
Bashkëshortja e sulmuesit është parë në një zyrë imobiliare në qytezën Castelldefels, ku kanë rezidencat Luis Suarez, Lionel Messi dhe Philippe Coutinho. Disa orë më vonë, zonja e Griezmann është parë në Pederalbes, ku kanë rezidencat e tyre Dembele dhe Neymar.
Griezmann është një prej sulmuesve më të kërkuar në Evropë, ku përveç Barcelonës, ai pëlqëhet nga Manchester United, PSG dhe Real Madrid.
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe