Google ADS

Griezmann: Nuk kam arsyeje për tu larguar nga Atletico

20:34 | 10 Mars 2017
Arbresh Info

Sulmuesi Antoine Griezmann nuk gjen ndonjë arsyeje për tu larguar nga Atletico Madridi derisa vazhdojnë të qarkullojnë thashethemet për transferim në Manchester United.

Gjiganti në Premierë Ligë thuhet se ka në shënjestër reprezentuesin francez, të cilin e sheh si lojtarin kyç për sezonin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info.

“Të gjithë më pyesin gjithmonë njëjtë për të ardhmen time dhe kjo ka filluar të bëhet pak e mërzitshme”, tha Griezmann për mediat franceze. “Ashtu siç e kam thënë gjithmonë, jam shumë i lumtur këtu në Atletico dhe në Madrid”

“Moti është shumë i mirë, bashkëlojtarët janë më të mirë që mund të keni dhe jam duke punuar gjithashtu me një trajner të mrekullueshëm”

“Ndihem shumë mirë këtu. Nuk shoh asnjë arsyeje për tu larguar”

Griezmann ka kontratë me gjigantin spanjoll deri në qershor të vitit 2021./arbresh.info

Të ngjashme