Burime nga mediat katalunase janë të bindur që sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann është rrugës drejtë transferimit këtë verë te Barcelona.
Griezmann, i cili realizoi hat-trick në fitoren ndaj Sevillas të dielën, do të ketë një klauzolë të blerjes prej 100 milionë euro dhe Barcelona është e gatshme ta paguaj atë, transmeton portali arbresh.info. Madje, Albert Roge, gazetari në gazetën katalunase ‘Sport‘, vazhdon tutje duke insistuar se një marrëveshje ndërmjet të gjitha palëve tani është arritur.
“Griezmann në Barcelonë, punë e kryer – edhe pse sigurisht asnjëhera nga skuadrat nuk do ta konfirmojnë këtë”, ka shkruar ai në rrjete sociale.
“Ne tashmë kemi zbuluar që një marrëveshje ekziston ndërmjet dy klubeve. Griezmann do të jetë në Barcelonë këtë verë, jam 100 për qind i sigurt”
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...