Barcelona po e shikon mundësinë që ta shkëmbejë sulmuesin francez me Saul Niguezin. Në të kundërtën, do ta mundohet ta shesë kampionin e botës pasi ka nevojë për para
Antoine Griezmann mund të rikthehet në Atletico Madrid. Sulmuesi francez nuk ia doli të linte gjurmë në eksperiencën e tij në Barcelonë. Prandaj, gjiganti katalunas po e shikon mundësinë si ta sistemojë atë diku tjetër.
Sipas mediumit britanik “Telegraph”, Barça e ka idenë që t’i shkëmbejë lojtarët me Atleticon, përcjell “Gazeta Express. Me këtë rast, Griezmann do të rikthehej në Madrid, kurse Saul Niguez do të shkonte në “Camp Nou”.
Barça ka nevojë për para dhe po mendon ta shesë francezin, nëse nuk arrin marrëveshje me kampionin e ri spanjoll. Interesim për përfaqësuesin francez ka shfaqur Paris Saint-Germaini. /Gazeta Express/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...