Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka konfirmuar se ishte në bisedime me klubin në La Liga rreth të ardhmes së tij.
27-vjeçari ka qenë duke u kërkuar për transferim dhe Barcelona është raportuar si lidere në garën për të nënshkruar me reprezentuesin francez, transmeton portali arbresh.info.Derisa sulmuesi vazhdon të ketë kontratë të vlefshme deri në mes të vitit 2022 në Atletico, Griezmann ka thënë se ai ishte duke diskutuar të ardhmen e tij me klubin.
“Nëse unë do të vazhdoj në Atletico, nuk e di, do ta shohim”, ka thënë Griezmann pasi realizoi golin e barazimit për 1 me 1 ndaj Arsenalit në takimin e parë.
“Ne jemi duke folur me klubin për të parë se çfarë mund të bëjmë”
Griezmann realizoi në minutën e 82′ duke i siguruar gjigantit spanjoll një barazim mjaftë të rëndësishëm në Arsenal./arbresh.info/
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...