Antoine Griezmann e ka kritikuar gazetën e përditshme spanjolle, ABC, për komentet e saj raciste për Ansu Fatin, pas triumfit të Barcelonës 5:1 kundër Ferencvaros në Ligën e Kampionëve të martën.
Fati pati një mbrëmje tjetër mbresëlënëse në Ligën e Kampionëve të martën, duke shënuar në fitoren 5:1 të Barcelonës kundër klubit hungarez në Camp Nou.
Në raportin e saj për ndeshjen, gazeta nacionale spanjolle, ABC, bëri komente raciste, duke e krahasuar Fatin me “shitës i rrugës zezak i cili ua mbath këmbëve sapo t’i shohë policët duke ardhur”.
“Ansu ishte afër të shënonte me një goditje të një sulmuesi tipik, duke u rrokullisur në mënyrë të përkryer”, shkroi gazeta spanjolle.
“Ansu ka një ngjashmëri me gazelë kur vrapon. Ai duket si një shitës i rrugës zezak i ri në moshë, të cilin mund ta shohësh duke ia mbathur këmbëve në Paseo de Gracia (sheshin kryesor në Barcelonë) duke bërtitur ‘ujë, ujë’, kur t’i shohë policët duke ardhur”, shkroi ABC-ja.
Ky raport tronditës u pa nga Griezmann, i cili ishte i shpejtë në reagimin e tij në rrjetet sociale duke e kritikuar ashpër atë dhe duke i dalë në mbështetje bashkëlojtarit të vet adoleshent.
“Ansu është djalosh i jashtëzakonshëm, i cili meriton respekt si çdo qenie tjetër njerëzore. Thuaji jo racizmit dhe sjelljeve të këqija”, shkroi Griezmann në Twitter. /Gazeta Express/
Ansu es un chico excepcional que merece respeto como cualquier ser humano. No al racismo y no a la mala educación. pic.twitter.com/LZuJOzoTMG
— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) October 21, 2020
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...