Shënjestra e Manchester United, Antoine Griezmann pretendon se është i lodhur nga pyetjet rreth të ardhmes së tij.
Sulmuesi i Atletico Madridit ka qenë duke u kërkuar për transferim në ‘Old Trafford’ derisa edhe klubet si Real Madridi dhe Barcelona janë gjithashtu në garë për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.
Edhe pse 26-vjeçari në të kaluarën ka thënë se “ëndërron” për të luajtur në Angli, ai ka bërë të qartë sërish se është i lumtur te klubi në ‘Vicente Calderon’. Madje, reprezentuesi i Francës së fundmi ka shprehur zhgënjimin rreth thashethemeve për ardhmen e tij.
“Nuk e di se çfarë të them, është gjithmonë e njëjta pyetje”, tha Griezmann. “E kam thënë shumë herë, kam qenë shumë herë pjesë e ballinave. Jam përgjigjur tashmë, nuk dua të flas sërish rreth kësaj”
“Jam gati duke u mërzitur me këtë”
Griezmann ka shënuar 22 gola këtë sezon për skuadrën e Diego Simeones që është duke qëndruar 10 pikë larg liderit në La Liga, Real Madridit./arbresh.info
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?