Antoine Griezmann do të qëndrojë te Atletico Madrid edhe për pesë vjet të tjerë.
Sulmuesi i Atletico Madrid rinovoi me “Los Colchoneros” kontratën deri në vitin 2022.
Pasi firmosi këtë kontratë të re, Griezmann nëpërmjet faqes zyrtare të klubit iberik kërkoi falje për disa deklarata të tij që linin të kuptohej se ai do të largohej nga Atletico.
“Dua të kërkoj falje ndaj të gjithë atyre që keqkuptuan deklaratat e mia”, ka thënë Griezmann.
“Ndoshta unë nuk u shpreha mirë, ose disa media kërkuan tituj të rëndësishëm për diçka që nuk ekzistonte”.
“Ajo që dua të them është se që nga momenti që kam ardhur kam dhënë maksimumin për klubin, shokët e mi të skuadrës dhe stafin teknik”.
Duke u kthyer të çështja e rinovimit të kontratës, Griezman deklaroi se ndihet shumë i lumtur që do të vijojë të luajë ende për Atleticon dhe se tani do të pushojë për të rifituar energjitë e tij në mënyrë që të jetë sa më në formë kur të bashkohet sërish me skuadrën madrilene.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...