Google ADS

Griezmann fillon bisedimet me top klubin nga Liga e Kampionëve

12:19 | 28 Qershor 2019
Arbresh.info

Antoine Griezmann ka vendosur të largohet nga Atletico Madrid.

Antoine Griezmann ka ringjallur kontaktet me Barcelonën në lidhje me transferimin e tij te rivali nga La Liga.

Ylli i Atletico Madrid ka vendosur të gjejë një ekip të ri, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” raporton se reprezentuesi francez është sërish në kontakt me klubin katalan, përcjell lajmi.net.

Po ashtu, “L’Equipe” shkruan se marrëveshja për transferimin e Griezmann te Barcelona mund të parasheh që mbrojtësi i krahut, Nelson Semedo të kalojë në drejtim të kundërt te skuadra e Atletico Madrid.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme