Atletico Madrid fitoi 3-0 ndaj Marseille në finalen e Europa League, duke marrë trofeun e dytë për nga rëndësia në futbollin kontinental.
Skuadra spanjolle u imponua pastër në stadiumin e Lionit ndaj ekipit të trajnerit Garcia, duke rikonfirmuar ecurinë negative të skuadrave franceze në këtë turne që nuk e kanë fituar asnjëherë.
Fraksioni i parë i lojës regjistroi golin e Antoine Griezmann që përfitoi nga një gabim i Anguisa për t’i dhënë avantazhin Atletikos. Formacioni transalpin u penalizua përveç golit edhe nga dalja e Dimitri Payet që la fushën mes lotëve pas një dëmtimi në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Trajneri Simeone, i detyruar ta shohë ndeshjen nga tribuna për shkak të pezullimit, shpërtheu në ovacione për golin e dytë të Atletikos me të njëjtin autor, Antoine Griezmann. Sulmuesi francez u tregua i zoti me sferën ndër këmbë, duke mposhtur për herë të dytë portierin Mandanda.
Finalja në impiantin futuristik të Lionit nuk pati më histori, pavarësisht zëvendësimeve të francezëve dhe tentativave pa sukses për të rihapur sfidën. Rrjeta e tretë e mesfushorit Gabi, dy minuta nga fundi, ishte epilogu i një përballjeje që vlerësoi më të mirin në fushë.
Edhe pas disfatës në finale, Marseille ka ende shanse të shkojë në Champions. Nga vendi i tretë e ndan 1 pikë larg Monaco në ligën franceze, kur duhen 3 javë nga fundi./Top Channel
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...