Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba ka folur me plotë lumturi rreth sulmuesit Antoine Griezmann si një bashkëlojtar në të ardhmen.
Kërkesat e vazhdueshme të Barcelonës rreth sulmuesi francez kanë zemëruar drejtorët e Atletico Madridit gjatë muajve të kaluar, por Alba ka thënë se do të ishte i kënaqur në rast se arrihet ndonjë marrëveshje, transmeton portali arbresh.info.
“Griezmann? Marrëveshja varet nga klubi dhe lojtari. Unë vendosa për të ardhur te klubi më i mirë në botë sepse mendova se ishte gjëja më e mirë për mua”, ka thënë fillimisht Alba për ‘Marca’.
“Është e vërtetë që unë isha i lumtur në Valencia, një klub që e dua me të vërtetë”
“Mendoj që çdo lojtar dëshiron të ketë progres dhe mendoj që në Barcelonë, Griezmann do të ishte shumë i mirë”
Sulmuesi 27-vjeçar ka shënuar 19 gola brenda 32 paraqitjeve këtë sezon në La Liga./arbresh.info/
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...