Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka zbuluar do dëshironte t’i bashkohej Marseilles një ditë, por vetëm dikur vonë gjatë karrierës së tij.
Sulmuesi 25-vjeçar nga La Liga e ka vërtetuar se është njëri nga lojtarët më të mëdhenj në Evropë, pas disa sezoneve të shkëlqyera nën udhëheqjen e Diego Simeones, transmeton portali arbresh.info.
Si rezultat i formë së tij, Manchester United ka qenë duke kërkuar që një kohë të gjatë sulmuesin dhe ka menduar transferimin e tij verën e ardhshme. Megjithatë, pasi pranoi këtë javë që transferimi në Premierë Ligë ka disavantazhe, Griezmann ka zbuluar tani interesimin e tij në Marseillen.
Lexo më shumë: Sonte dy super ndeshje në Ligë të Kampionëve
“Ndoshta jo për momentin”, tha fillimisht Griezmann. “Ndoshta dikur më vonë. Marseille ishte klubi im kur unë isha shumë i ri, pas tij unë isha në Lyon sepse ishte afër dhe ata kishin lojtarët si Anderson dhe Juninho, madje aty ishte edhe Karim Benzema”.
“Që kur kam qenë shumë i vogël isha në Marseille. Më kujtohet, e kam pasur fanellën e tyre të artë. Kam qenë në ‘Stade Velodrome’ njëherë me një shok dhe me prindërit e mi gjithashtu”, përfundoi sulmuesi./arbresh.info
Sot i jepet lamtumira e fundit dy të rinjëve që u vranë në K...
IKD organizon konferencë për ligjin e pagave në sektorin pub...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot