Griezman: Nuk isha i lumtur kur nuk luaja tek Barcelona, ndihesha i parëndësishëm

11:07 | 10 Qershor 2021
KRG

Antonie Griezman ka folur për periudhën e vështirë që përjetoj tek Barcelona.

30-vjeçari u transferua tek katalonasit në vitin 2019 nga Atletico Madridi me një shumë prej 126milionë euro.

Francezi në fillim të sezonit ka pasur shumë vështirësitë ambientohet me stilin e lojës së Barcelonës.

Me ardhjen e holandezit, Ronald Koeman, ai vazhdonte të ketë probleme pasi që koeman e linte atë në bankën rezervë në shumicën e kohës.

Griezman është komplet një lojtar tjetër te Kombëtarja e tij, Franca.

Në ndeshjen e fundit ai shkëlqeu duke shënuar dy gola dhe duke treguar cilësinë e tij si një yll i futbollit.

Në një intervistë për “L’Equipe” sulmuesi francez foli për pakënaqësitë e tij tek Barcelona.

“Isha i palumtur, kur humbisni një kampionat, përshembull unë shqetësohem. Edhe në fillim të sezonit nuk luaja, nuk u ndjeva i rëndësishëm sepse nuk luaja. Unë jam mësuar të luaj sidomos në ndeshje të mëdha dhe kur isha në bankën rezervë ndaj Real Madridit isha i palumtur”, shtoi ai.
Është shumë frustruese, por vendimet e gjyqtarit duhet respektuar”, tha Griezmann.

Ai është pyetur edhe për raportet e tij me Messin.
“Ne e kuptojmë mirë njëri-tjetrin. Ndonjëherë ne i shkruajmë mesazhe njëri-tjetrit, komunikojmë shumë në stërvitje. Në fushë, ai padyshim që është një lojtar shumë i lehtë për të luajtur. Këtë vit patëm shumë lëndime, por besoj që gjërat do të përmirësohen vitin e ardhshëm”, përfundoi Antoine Griezmann. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme