Stërvitja e fundit e kuqezinjve në Shkodër u duk se zgjidhi dhe mëdyshjet e fundit që trajneri Christian Panucci kishte lidhur me formacionin anti-Skoci.
Eros Grezda që këtë herë iu bashkua grupit në stërvitje, zgjidhi edhe enigmën më të madhe për italianin, që do ta ketë të gatshëm sulmuesin e Gllasgow Rangers për ndeshjen e kësaj të shtune.
Sipas asaj që Supersport ka mundur të mësojë, Grezda do të jetë titullar në formacionin bazë, ndërsa në vijën e parë nuk ndryshon asgjë nga ndeshja me Izraelin, teksa Balaj do të luajë përpara, duke qenë dhe një arsye më tepër që tifozët shkodranë të jenë të pranishëm në impiant për të mbështetur kombëtaren.
Sulmuesi shkodran do të mbështetet nga gjakovari Grezda, por edhe beratasi, Myrto Uzuni, që ka zënë një vend fiks nga minuta e parë. Në portë ndërkohë Strakosha do të jetë numri 1, ndërsa vendin e Elseid Hysajt në të djathtë të mbrojtjes pritet ta zërë Frederik Veseli, pozicion që ai e ka mbajtur edhe në periudhën kur kombëtarja drejtohej nga De Biasi, ndërsa në të majtë konfirmohet Binaku, me dyshen Gjimshiti-Mavraj në qendër.
Sa i përket mesfushës, pas një kohe të gjatë, rikthehet nga minuta e parë Ergys Kaçe, i cili do të zërë vendin e Bashës së pezulluar, ndërsa bashkë me të në mesfushë do të luajnë dhe Memushaj e Xhaka.
Formacioni i mundshëm: Strakosha; Veseli, Gjimshiti, Mavraj, Binaku; Kaçe, Xhaka, Memushaj; Uzuni, Grezda; Balaj.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”