Osijek e nisi me disfatë vitin kalendarik 2018 në kampionatin kroat, por në aspektin personal mesfushori shqiptar i kësaj skuadre ia doli që të realizonte një gol kundër Dinamos së Zagrebit.
Si për ironi të fatit, Eros Grezda shtangu portierin e atij klubi që tentoi ta rrëmbente gjatë merkatos së dimrit.
Pikërisht, lidhur me emocionet e ndeshjes, golit, si dhe detajet e një transferimi të munguar, mesfushori kuqezi tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” gjithçka ka ndodhur.
Grezda shënoi golin e parë të Osijek, në humbjen 4-2, duke shtangur portierin kundërshtar, ndërkohë që e ka nisur vitin kalendarik 2018, në mënyrë pozitive në aspektin personal.
“Edhe pse nuk morëm pikë, unë shënova gol dhe kjo gjë është shumë e rëndësishme për cilindo futbollist. Është gol që më jep akoma më shumë motivim për vijimësinë e sezonit, duke qenë se e nisa me gol”, shprehet fillimisht mesfushori kuqezi.
Për shqiptarin, gjiganti kroat është bërë si “gjahu i preferuar”, të cilin Grezda e pranon edhe vetë, duke qenë se të shtunën i realizoi të katërtin gol gjatë karrierës së tij në Kroaci.
“Është e vërtetë kjo gjë. Kur luan ndaj Dinamos, krijohen më shumë hapësira në fushë dhe mua më leverdis diçka e tillë, pasi mund të shfrytëzoj shpejtësinë dhe goditjen drejt portës”, ka vijuar futbollisti i Osijek.
Pak ditë më parë, Grezda u përfshi në tratativat e merkatos mes Osijek dhe Dinamo Zagreb, ku kjo e fundit bëri gjithçka duhej për ta marrë. 22-vjeçari tregon për “Panorama Sport” arsyet e dështimit të këtij transferimi. “Interesimi i Dinamos ishte konkret. Mirëpo, klubet nuk gjetën një akord që unë të ndryshoja skuadër”, tha fillimisht Grezda.
Në fjalën e tij, shqiptari tregon edhe detajet e bisedimeve dhe shifrat financiare. “Unë arrita një akord financiar për pagën me Dinamon, do të përfitoja rreth 500 000 euro në vit. Për kartonin tim ka një klauzolë prej 2.5 milionë eurosh dhe ata ishin të gatshëm ta paguanin. Mirëpo, Osijek insistoi që të mos më lejonte të largohesha dhe duke qenë se mes presidentëve të dy klubeve ka një marrëdhënie shumë të mirë, transferimi nuk u bë”, deklaron Grezda.
Një emër i madh i futbollit kroat dhe evropian është krenari për cilindo futbollist. Për gazetën, futbollisti kuqezi tregon edhe pengun, si dhe objektivat personalë për vijimin e sezonit.
“Mund të them që më ka mbetur disi peng që nuk u krye si transferim, për vetë faktin se do të dilja kampion me Dinamon. Tashmë, objektiv kam që të dal në vend të dytë me Osijek dhe të kem mundësi të shënoj sa më shumë gola. Shifra nuk i vendos asnjëherë vetes, pasi sa më shumë që të realizoj, aq më mirë do të jetë për karrierën time”, ka deklaruar Eros Grezda për “Panorama Sport”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...