Eros Grezda është futbollisti i momentit te skuadra e tij Osijek, por edhe te kombëtarja shqiptare.
Fitorja ndaj Turqisë në miqësoren e fundit në Antalia ishte gëzim i dyfishtë për të. Eros Grezda gjeti golin e tij të parë me Kombëtaren A.
Paraqitjet e tij kanë bërë që të jetë në qendër të vëmendjes së shumë skuadrave në Serie A, mirëpo “Panorama Sport” ka mësuar nga burime të sigurta se për shqiptarin ka oferta edhe nga kampionati turk.
Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se Kardemir Karabukspor ka bërë një ofertë të çmendur në adresë të shqiptarit, por pozitat momentale të klubit turk nuk janë ideale.
Lojtari është zgjedhur edhe në formacionin e sezonit nga mediat kroate.
Në 27 ndeshje deri tani ai ka shënuar 4 gola në kampionat, dy në kupë dhe një gjatë kualifikueseve evropiane.
Grezda karrierën e ka nisur te grupmoshat e Ramiz Sadikut, ndërsa ka luajtur edhe te grupmoshat e Prishtinës.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...