Eros Grezda dhe Ermir Lenjani nuk e zhvilluan seancën e parë stërvitore me Kombëtaren.
Të dy futbollistët nuk ishin në grupin me të cilin Panucci nisi stërvitjen e parë në përgatitjet për ndeshjen me Skocinë, besohet për shqetësime të lehta, duke qenë se Grezda të shtunën e kaluar ishte në formë të shkëlqyer në ndeshjen e Rangers, ku shënoi edhe dy gola përballë Motherwell.
Ishte i pranishëm ndërkohë Rey Manaj, për të cilin Panucci u shpreh se ka pësuar një lëndim.
Trajneri italian e nisi seancën me një diskutim të gjatë me grupin e futbollistëve në dispozicion, ku bënte pjesë edhe Egli Kaja, i thërritur në momentet e fundit nga Livingston, e po ashtu dhe ish- kapiteni i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës, Ardjan Ismajli, i thërritur për herë të parë me Shqipërinë.
Një bisedë prej më tepër se 15 minutash me grupin kuqezi, ndaj të cilit Panucci u shfaq me tone kritike në konferencën për shtyp të së hënës, duke vënë theksin te mungesa e komunikimit në fushën e lojës dhe ajo e pësimit të golave të çuditshëm në goditjet standarde.
Fytyra serioze, me lojtarët që i pret një javë jo e lehtë, duke qenë se Panucci paralajmëroi rregulla akoma më të forta në grumbullim dhe stërvitje, ku, sipas tij, nuk ka vend për buzëqeshje, por vetëm për punë.
Gjithsesi, në seancën e parë stërvitore, ku mediat u lejuan të qëndronin për vetëm 15 minutat e para, ishte parashikuar një program i lehtë stërvitor, duke qenë se shumë prej lojtarëve vijnë nga impenjimet me kampionatet respektive.
Kombëtarja do të qëndrojë në Durrës, ku është grumbulluar, deri të premten e ardhshme, kur do të transferohet drejt Shkodrës, një ditë para takimit të fundit në grupi me Skocinë.
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima