Atleti nga Kosova, Grevist Bytyqi, ka përfunduar pjesëmarrjen e tij në Lojërat Paralimpike që po mbahen në Paris.
Bytyqi garoi në atletikë, në grupin T46, vrapim deri në 1.500 metra.
Ai përfundoi i 15-ti në grupin e tij me kohë prej 4:32.88 – që është koha më e mirë personale e tij.
Bytyqi, 33 vjeç, është atleti i parë që ka përfaqësuar Kosovën në Lojërat Paralimpike.
Lojërat Paralimpike nisën më 28 gusht dhe në to marrin pjesë më shumë se 4.000 atletë me dëmtime fizike, pamore dhe mendore, do të garojnë në 22 sporte.
Këto lojëra po mbahen disa javë pasi Parisi mirëpriti Lojërat Olimpike Verore. Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike me 11 sportistë dhe ekipi kosovar e përfundoi Olimpiadën me dy medalje, të bronztë dhe të argjendtë, që të dyja në xhudo. Përveç këtyre medaljeve, xhudistet kosovare në Lojërat paraprake Olimpike, në Rio dhe Tokio, i kanë siguruar Kosovës edhe tri medalje të arta./rel
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok