Paraatleti Grevisti Bytyqi garoi në Lojërat Paralimpike, “Paris 2024”, duke shkruar kështu kapitullin e parë dhe më të rëndësishëm të historisë së Kosovës në Lojëra Paralimpike – paraqitja jonë e parë ndërkombëtare.
Vetëm 200 metra pas fillimit të vrapit 1500-metërsh, në sportin e atletikës, në të cilin garoi Bytyqi, ndodhi një incident që ndikoi që paraatleti ynë të humb ritmin e garës duke u goditë në këmbë nga një atlet tjetër. Si rrjedhojë e kësaj, atleti që shkaktoi incidentin u diskualifikua.
Por, përkundër kësaj, Grevisti realizoi një paraqitje dinjitoze, e cila ka arritur të na bëjë krenarë.
Emocionet ishin të jashtëzakonshme teksa Grevisti u bë kosovari i parë që shkel stadionin “Stade de France”, si një paraatlet, i barabartë me të tjerët nga e gjithë bota.
Realizimi i këtij rrugëtimi madhor për parasportin kosovar do ishte i pamundur pa lidershipin e presidentes së Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini. “Grevisti tregoi maturi dhe profesionalizëm. Ky është vetëm fillimi për të dhe për shumë parasportistë të tjerë. Ne, si Komitet, jemi shumë krenarë për paraqitjen e Grevistit dhe të delegacionit tonë, si dhe kontributin e dhënë për parasportistët dhe shtetin tonë në Paris”, tha Emini nga Parisi./Arbresh.info/
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...