Përfaqësuesja e Kosovës në atletikë në Lojërat Olimpike Paris 2024, Gresa Bakraçi, nuk ia ka dal të kalojë tutje as me repesazh.
Bakraçi përsëri u rendit e fundit në baterinë e saj në garën 800 metra, duke arritur kohën 2.18 minuta.
Gresa Bakraçit dhe gjithë atleteve tjera të eliminuara mbrëmë në disiplinën e 800 metrave, iu ka dhënë mundësia e dytë për të garuar sërish.
Federata Botërore e Atletikës për herë të parë iu dha edhe një mundësi për kualifikim garueseve përmes repasazhit, i cili po zbatohet për herë të parë në LO Paris 2024.
Megjithatë, garuesja jonë nuk ia doli të kualifikohet as në mundësinë e dytë, kështu që e mbyll aventurën në ‘Paris 2024’. /Telegrafi/
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...