Grealish shkëlqeu në ndeshjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve

08:39 | 16 Shtator 2021
KRG

Man City morri një fitore të rëndësishme ndaj Leipzigut.

Manchester City ka arritur të mposht Leipzigun mbrëmë me rezultat 6-3.

Në këtë ndeshje për ‘Citizens’ debutoi Jack Grealish në Ligën e Kampionëve, dhe ishte ndeshja e tij e parë që luan në këtë kompeticion.

Grealish arriti të realizojë një asistim në min e 16’ për Nathan Ake, ndërsa realizoi një gol të bukur në min e 56’.

Futbollisti u transferua te ekipi i Pep Guardiolas gjatë verës për një çmim të lartë rreth 117 milionë euro.

Megjithatë, mesfushori menjëherë ka nisur të tregojë kualitetet e tij, duke dhënë përshtypjet e para që do të jetë një përforcimi i qëlluar për kampionin e Anglisë.

Man City synon që këtë edicion të luftojë në të gjitha frontet.

Të ngjashme