Google ADS

Gravina: Serie A do të ketë kampion edhe nëse nuk zhvillohet kampionati deri në fund

21:37 | 27 Mars 2020
Arbresh.info

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina, e ka konfirmuar se do të ketë fitues të “Scudettos” këtë edicion në Serie A, ndonëse ende nuk ka shenja për rifillim të garës.

Gravina gjithnjë ka thënë se edicioni 2019\2020 do të kompletohet, përkundër faktit se përhapja e Coronavirusit në Itali e lë të hapur mundësinë e anulimit të edicionit.

“Është një plan që për ne është me prioritet”, ka thënë Gravina për Sky Sport Italia.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina

“Të gjithë do të jemi të lumtur të përfundojmë edicionin në fushë. Ne jemi në kontakt me FIFA-n për kontratat e lojtarëve, nëse duhet të vazhdojmë përtej 30 qershorit. Duhet të gjejmë një zgjidhje dhe ideale do të ishte të luajmë deri më 30 korrik. Ne duhet të respektojmë rregulloret dhe t’iu përmbahemi këshillave që vijnë nga zyrat e drejtuesve politikë dhe shkencorë”.

Edhe në Angli po rriten zërat për anulim të edicionit të Ligës Premier që po vlerësohet se do t’i kushtojë Liverpoolit me titull, por në Itali pritet të shpallet kampioni.

“Nëse nuk mund të luajmë, ne prapë do të donim të ruajmë vlerën e garës sportive që është zhvilluar në fushë. Po flasim për atë se ku duhet të shkoj ‘Scudetto’, por i takon Këshillit Federal të vendosë”.

Juventusi fitues i Serie A në tetë vitet e fundit

“Ne ende duhet të vendosim për ekipet e edicionit të ardhshëm, për garat evropiane dhe për ekipet që do të ngjiten në elitë dhe e do të largohen”, ka thënë Gravina.

Në Itali të premten është rritur numri i të vdekurve nga coronavirusi, ku në 24 orët e fundit në Itali kanë vdekur 969 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme