Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka refuzuar të konfirmojë nëse Granit Xhaka do të vazhdojë të mbetet si kapiten i klubit.
Mesfushori kosovar reagoi ashpër ndaj tifozëve derisa po largohej nga fusha për zëvendësim në barazimin 2 me 2 të tyre kundër Crystal Palaces në Emirates pasditen e së dielës, transmeton portali arbresh.info.
Kur është pyetur nëse është marrë vendimi për shiritin e kapitenit, Emery tha:
“Për momentin nuk do të flas për këtë dhe nuk jam duke menduar për këtë”
Emery më pas shtoi: “Nuk është lehtë për të dhe skuadrën. Ai tani është i shkatërruar, i pikëlluar, ne kemi folur dje dhe mbrëmjen e së dielës gjithashtu edhe këtë mëngjes”
“Ai është stërvitur normalisht me grupin, por ai ishte i shkatërruar dhe pikëlluar me situatën”, shtoi Emery./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...