Google ADS

Granit Xhakës i kthehet buzëqeshja te Arsenali

17:36 | 5 Nëntor 2019
Arbresh Info

Granit Xhaka ka bërë një tjetër hap para për të lënë anash përplasjen e tij me tifozët e Arsenalit.

Kapiteni i klubit dukej i lumtur dhe i relaksuar gjatë stërvitjeve para ftesës për ndeshjen e së mërkurës pasdite në Evropa Ligë ndaj skuadrës portugeze Vitoria, transmeton portali arbresh.info.

Trajneri nën presion, Unai Emery ka lënë Xhakën jashtë në dy ndeshjet e fundit si pasojë shpërthimit ndaj tifozëve për të cilin kosovari edhe iu kërkoi falje me anë të rrjeteve sociale tifozëve.

27-vjeçari arriti të një pikë mjaftë të nxehtë pas barazimit 2 me 2 ndaj Crystal Palaces javën e kaluar duke ofenduar rëndë tifozët.

Por, Xhaka dukej sot (e martë) i lumtur derisa po stërvitej me bashkëlojtarët për të siguruar fitoren e katërt radhazi në fazë të grupeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme