Unai Emery ka konfirmuar se Granit Xhaka nuk do të jetë më kapiten i Arsenalit pas incidentit që ndodhi kundër Crystal Palaces.
Mesfushori kosovar është zëvendësuar gjatë pjesës së dytë të barazimit 2 me 2 dhe reagoi ashpër duke ofenduar rëndë tifozët pas fishkëllimave ndaj tij, transmeton portali arbresh.info.
Xhaka madje hoqi shiritin e kapitenit duke e hedhur në fushë gjatë rrugës direkt për në tunel dhe për këto veprime është kritikuar vazhdimisht nga analistët dhe tifozët.
Edhe pse lojtari kërkoi falje pas disa ditëve qëndrimi i heshtur, Emery ka konfirmuar se Xhaka nuk do të jetë më pjesë e grupit të kapitenëve në klub.
“Është një çështje e mbyllur”, ka thënë ndër tjerash Emery.
Duke folur pas konferencës për shtyp, Hector Bellerin ka përkrahur vendimin nga Unai Emery.
“Ashtu siç kam komentuar në mbrëmje pas asaj ndeshje, është vështirë për tu përballur me ndjenjat”, ka thënë fillimisht Bellerin.
“Ai bëri një gabim. Në zhveshtore ne duhet të jemi së bashku. Ne e përkrahim atë. Ai ka luajtur pjesën e tij”
“Ne e respektojmë vendimin e trajnerit dhe klubit. Për ne është t’i japim atij dashuri dhe kujdes”
Xhaka është lënë jashtë skuadrës edhe për ndeshjen e së mërkurës në Evropa Ligë ndaj klubit portugez Vitoria./arbresh.info/
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...