Granit Xhaka zbulon se si ndryshon lojën e tij bazuar në partnerët

12:41 | 31 Mars 2018
Arbresh Info

Ai ka qenë i pranishëm thuajse në çdo ndeshje këtë sezon dhe është shfrytëzuar një numër të madh kombinimesh në qendër të mesfushës, por si Granit Xhaka ndryshon lojën e tij bazuar në partnerët e tij?

Mesfushori kosovar i Arsenalit shkëlqeu së bashku me yjet si Aaron Ramsey dhe Jack Wilshere në dy ndeshjet e fundit të xhiros së 1/8-së në UEFA Evropa Ligë kundër AC Milanit ku ishte i vendosur në qendër të mesfushës, transmeton portali arbresh.info.

“Kur luaj me këta dy, unë jam pak më i thellë, kryesisht para mbrojtjes”, ka thënë Graniti për faqen zyrtare të klubit. “Jack dhe Aaron pëlqejnë të shkojnë përpara, të hyjnë në zonën e rreptësisë, kurse unë jam i lumtur për të qëndruar prapa dhe për të ndërtuar lojën nga një zonë më e thellë”

“Në të kaluarën ka funksionuar mirë, madje edhe pse nuk kemi pasur rezultatet që e kanë treguar këtë, ndërsa në ndeshjet kundër AC Milanit, ne jemi kombinuar mirë së bashku”

Katër ditë para ndeshjes së “Topçinjve” kundër Milanit, Graniti startoi në mesfushë me Mohamed Elnenyn.

“Mo pëlqen të luaj shumë prapa nganjëherë dhe mendon nga një perspektivë e mbrojtësit”, shtoi Xhaka. “Jack dhe Aaron natyrisht shkojnë më shumë përpara. Por, ne të gjithë kemi cilësitë tona dhe gjithmonë përpiqemi për të ndihmuar njëri-tjetrin”

“E kam thënë gjithmonë se për të qenë i suksesshëm, ju duhen të gjithë 11 lojtarët, plus ata që janë në bankinë dhe ata në skuadër”

“Ju nuk mund të fitoni një ndeshje vetëm sepse dy apo tre lojtarët luajnë një lojë të mirë. Ju duhet të punoni së bashku si një njësi, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Mendoj se ne jemi bërë më të fortë në mbrojtje sepse ne jemi me të vërtetë të fokusuar në atë që kemi nevojë të bëjmë”

“Të gjithë e dinë që ne jemi lojtarë me shumë kualitet përpara, por për momentin unë mendoj se ne kemi atë balancë dhe ne duhet ta ruajmë atë”

25-vjeçarika bërë 30 paraqitje në Premierë Ligë këtë sezon duke asistuar pesë herë dhe duke shënuar një herë brenda tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme