Granit Xhaka zbulon kush është lojtari më i mirë në Arsenal

19:28 | 20 Shtator 2018
Arbresh Info

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka zbuluar se ai beson që Mesut Ozili është futbollisti më i mirë në Emirates.

“Topçinjtë” kanë bërë një fillim të qëndrueshëm nën udhëheqjen e Unai Emery dhe aktualisht janë në pozitën e shtatë me tri fitore nga pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani, transmeton portali arbresh.info.

Sonte (e enjte) ata nisin edicionin e tyre në Evropa Ligë me takimin e parë në shtëpi ndaj skuadrës ukrainase Vorskla Poltava në kuadër të Grupit E.

Si një kundërshtar i dobët, Unai Emery mund të shfrytëzoj këtë mundësi për të pushuar disa nga emrat më të mëdhenj të skuadër, përfshirë dyshen Mesut Ozil dhe Granit Xhaka që të zëvendësohen në linjën startuese.

Të dy lojtarët kanë shënuar në fitoren 2 me 1 të “Topçinjve” ndaj Newcastle të shtunën e kaluar dhe pritet të jenë mbahen të freskët për takimin e së dielës në shtëpi kundër Evertonit.

“Nuk kam për të menduar gjatë rreth kësaj pyetje – është Mesuti”, ka thënë Xhaka për ‘Sky Sports Soccer AM’ kur është pyetur se kush është futbollisti më i mirë në Arsenal, transmeton portali arbresh.info.

“Mesut Ozili është lojtar më i mrekullueshëm me të cilin kam luajtur deri tani”

“Ai është një futbollist i rrugëve. Ai filloi të luante futboll në rrugë”

“Atij i pëlqen të bëjë gjëra me topin, atij i pëlqen ta ketë atë në këmbën e tij dhe ai është një futbollist i jashtëzakonshëm”

Xhaka përshkroi gjithashtu personalitetin e tij në fushë duke e lavdëruar ish reprezentuesin e Gjermanisë.

“Ai është një djalosh i shkëlqyer, shumë i hapur dhe gjithmonë i ndihmon të tjerët. Ai është një djalosh i dashur, miqësor dhe unë mund të them vetëm gjëra pozitive për të”

Takimi i sotëm mes Arsenalit dhe Vorskla Poltavës fillon nga ora 21:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme