Google ADS

Granit Xhaka zbulon klubin se ku dëshiron t’i jap fund karrierës

17:13 | 16 Nëntor 2018
Arbresh Info

Granit Xhaka i Arsenalit dëshiron t’i jap fund karrierës te ish klubi i tij – FC Baseli.

Mesfushori kosovar ishte pjesë e skuadrës së Baselit para se të transferohej te skuadra e Borussia Monchengladbachit në Bundesliga në vitin 2012, transmeton portali arbresh.info.

Ish trajner i “Topçinjve”, Arsene Wenger pagoi 35 milionë funta për të transferuar atë në Emirates në vitin 2016 pas Kampionatit Evropian.

Megjithatë, 26-vjeçari ka pasur probleme fillimisht, por nën udhëheqjen e trajnerit Unai Emery ka filluar të shfaq vlerën e tij me ndihmën e Lucas Torreiras në mesfushë.

Reprezentuesi i Zvicrës ka nënshkruar kontratë të re afatgjate gjatë verës duke vazhduar qëndrimin në klub deri në vitin 2023, por tashmë ai ka folur rreth një rikthimi të mundshëm te klubi i fëmijërisë, transmeton portali arbresh.info.

Në një intervistë për ‘Basellandschaftliche Zeitung’, Xhaka ka thënë:

“Definitivisht! Karriera ime nisi këtu dhe këtu është qëllimi, në të vërtetë, ëndrra ime është për tu rikthyer një ditë”

“Kjo sigurisht se nuk do të ndodhë në moshën 28 vjeçare. Do të jetë kryesisht si Alex Frei, i cili është shembulli më i mirë se si e ka bërë këtë”

“Ai u kthye një herë kur ishte në të tridhjetat, por performoi ende dhe i ndihmoi FCB-së të fitoj disa tituj”

“Sigurisht, pritshmëritë janë të mëdha ku ju ktheheni prapa, por është e qartë se është ëndërr”

Xhaka pritet të jetë pjesë e skuadrës të së dielës në ndeshjen e fundit në fazë të grupeve në UFEA Ligë të Kombeve kundër Belgjikës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme